MAI - Mirė se vini! - Shqip!
               
   

Mai Pääsivu‌‌‌|opetussuunnitelmat‌‌‌|Tapahtumat

KIELET

 
         
 

ALBANI

Tapahtumat

Vjersha pėr Atdheun

Shkolla shqipe nė Turku

Grupi letrar Albulena

PÄÄSIVU

 

 

Mėsimi i gjuhės shqipe

      Gjuha jonė

Gjuha jonė sa e mirė,

sa e ėmbėl, sa e gjerė,

sa e lehtė, sa e dlirė,

sa e bukur, sa e vlerė!

              Naim Frashėri

 

 HYRJA

Ėshtė e drejtė themelore njerėzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombėtar. Shenja e parė dhe mė e rėndėsishme e kėtij identiteti ėshtė gjuha amtare. Mėsimi i gjuhės amtare nė shkollė nėnkupton edhe mėsimin pėr kulturėn e origjinės dhe pėrbėrėsit e saj. Nė kushtet e jetės jashtė Atdheut1 ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombėtar vėshtirėsohet dhe kjo manifestohet shumė mė tepėr te brezat e rinj, posaēėrisht te fėmijėt e lindur atje. Prandaj, institucioni mė i pėrshtatshėm, ku mėsohen e zhvillohen kompetencat gjuhėsore e kulturore me pėrkujdesje profesionale, ėshtė shkolla. Dhe kjo shkollė tashmė njihet me emėrtimin Shkolla Shqipe e Mėsimit Plotėsues nė diasporė.

Kurrikula e Shkollės Shqipe tė Mėsimit Plotėsues nė diasporė nė radhė tė parė i dedikohet fėmijėve dhe tė rinjve (nxėnėsve) shqiptarė tė cilėt jetojnė jashtė Atdheut. Ky dokument ėshtė pjesė e synimit tė pėrhershėm pėr vetėdijesimin e vazhdueshėm tė brezave tė rinj pėr gjuhėn dhe kulturėn e origjinės, si pėrparėsi dhe veēanti e identitetit tė tyre personal e kolektiv kombėtar, nė njėrėn anė, dhe si mbėshtetje e bazė e mirė pėr integrimin e tyre nė shoqėrinė ku jetojnė, nė anėn tjetėr. Po ashtu ajo i hap shteg edhe synimit pėr kthim nė Atdhe dhe integrim mė tė lehtė e mė tė natyrshėm nė shoqėrinė e tij.

Kjo kurrikul ėshtė konceptuar si tėrėsi komplekse dhe integrale e pėrbėrė nga njė grup lėndėsh, qė sė bashku ofrojnė njohuri tė mjaftueshme pėr thesarin gjuhėsor, artistik, kulturor, historik e natyror kombėtar. Lėndėt2: gjuhė dhe letėrsi shqipe, histori, gjeografi, kulturė muzikore dhe kulturė figurative ofrojnė pėrmbajtje tematike orientuese tė mjaftueshme pėr zhvillimin e identitetit kombėtar.

Kjo kurrikul, me qėllimet, objektivat, pėrmbajtjet tematike dhe metodologjinė bashkėkohore ndėrvepruese, ėshtė e hapur dhe e pėrshtat-shme edhe pėr nxėnėsit tjerė jo shqiptarė qė shprehin interes pėr ta mėsuar gjuhėn dhe kulturėn shqiptare.

Po ashtu kjo kurrikul, si pėr nxėnėsit shqiptarė ashtu edhe pėr ata qė dėshirojnė ta mėsojnė gjuhėn shqipe, pėrbėn njė mėsim shtesė krahas mė-simit tė rregullt dhe ėshtė njė mbėshtetje e mirė nė formimin sa me tė plotė tė personalitetit tė tyre, duke i zhvilluar dhe pasuruar kompetencat dhe potencialet intelektuale, estetike, morale dhe sociale, duke nxitur njėkohėsisht komunikimin dhe bashkėpunimin nė mes tė kulturave tė ndryshme.

Kjo pretendon tė jetė njė kurrikul bashkėkohore e orientuar pėrmes objektivave pėr arritjen e rezultateve tė pritshme. Ėshtė fleksibile pėr t’iu pėrshtatur kushteve dhe niveleve tė ndryshme tė zbatimit praktik. Pėr lehtėsi kuptimi, interpretimi dhe zbatimi kjo kurrikul ėshtė strukturuar nė tėrėsi, pėrmbajtje dhe njėsi tematike. Si e tillė ėshtė mė inventive, mė shteruese nė misionin e saj pėr nxėnėsit, mėsuesit dhe prindėrit. (Marrė nga KURRIKULA E SHKOLLĖS SHQIPE TĖ MĖSIMIT PLOTĖSUES NĖ DIASPORĖ)

 

1 Njė numėr i konsiderueshėm i shqiptarėve (sė paku ¼ e kombit) janė detyruar tė mėrgojnė jashtė Atdheut pėr arsye tė ndryshme (politike, ekonomike etj.). Kjo dukuri e ka pėrcjellė kombin tonė nė periudha tė ndryshme dhe me intensitet tė ndryshėm. Megjithatė, pėr fat tė mirė, zakonisht lidhja e mėrgatės me Atdheun ka qenė e fuqishme. Dhe, nė rrethanat e sotme kjo lidhje duhet tė forcohet edhe mė shumė, andaj kjo kurrikul e re, dedikuar nxėnėsve tanė nė mėrgim, ėshtė edhe njė pėrpjekje nė kėtė plan.

2 Duhet pasur parasysh se klasifikimi i pėrmbajtjeve dhe interpretimi e zbėrthimi i objektivave sipas lėndėve ėshtė bėrė pėr shkaqe tė njė orientimi mė tė lehtė tė mėsuesit, pėrndryshe, ashtu si vetė ora mėsimore, kjo kurrikul ėshtė e tipit tė integruar. Pra, nė praktikė, nuk ka orė mėsimore tė shenjuar-specifikuar sipas lėndėve, por tė gjitha lėndėt janė aty.

 
 

PLANIFIKIMI MĖSIMOR

FORMULARĖT

ARSIMTARĖT

NXĖNĖSIT

MATERIALI MĖSIMOR

WILMA

POSTA ELEKTRONIKE

LIDHJET

 
 

ALBANIAN JULISTE!

 
 

Albanian kielen sivuston vastuuhenkilö: Nexhmi Salihu

MAI 2009 © Copyright | Webmaster: Mediya Group